“Ndalojeni “Gjarprin” o burra! Fol Rifat Jashari, fol Jakup, Fatmir, Rexhep e Sylejman, tregona të vërtetën”!

Aktuale

“Ndalojeni “Gjarprin” o burra! Fol Rifat Jashari, fol Jakup, Fatmir, Rexhep e Sylejman, tregona të vërtetën”!

Nga: N. Sh Më: 27 gusht 2018 Në ora: 10:24
Rifat Jashari dhe Hashim Thaçi

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, dhe SHIK-ut, Naim Miftari ka kërkuar nga personalitetet e fuqishme të Kosovës, që të tregojnë për të vërtetën për Hashim Thaçin.

Miftari, përmes një postimi në Facebook, kërkon të ndalohet “Gjarpri”, duke i thënë se është Esati i dytë, shkruan gazeta “Bota sot”.

Miftari ka kërkuar nga Rifat Jashari, Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi, Rexhep e Sylejman Selimi, Milaim Zeka e Kadri Veseli, por edhe nga LDK-ja që të flasin dhe të tregojnë të vërtetën për Hashim Thaçin.

Ja shkrimi i plotë i Miftarit:

Ndalojeni Gjarprin (Esatin e dytë) shokun tuaj nuk mundeni ti ikni aspak përgjegjësisë dhe gabimeve tuja.!

Folni o burra, folni pasi ky njeri erdhi nga gjiri i juaj, nga duart e juaja erdhi në pushtet dhe sot luan kumar me atdheun ton të larë me gjak shqiptari.

Mos lejoni të e shkatrrëon ardhmërinë e brezave tanë që do të na qojnë tradhtar, mos harroni ju (por edhe un por jo sa ju) mbani shumë përgjegjësi së pakut morale që e rritet një nostrum pro serb.

Fol o Jakup Krasniqi, fol o Fatmir Lima, fol o Rexhep Selimi, fol o Nait Hasani, fol o Milaim Zeka, fol o komunist Isa Mustafa se ti e bane president për përfitim tëndin, fol o komandant Sylejman Selimi edhe pse e ke vështirë pasi je në burg, fol o Kadri Veseli folni e mos e mbështetni një njeri që është i zënë keq nga dosjet e bashkëpunimit me traditë me ... R. Serbisë dhe secili nga ju së pakut dini nga diçka dikush ma pak dikush ma shumë por frikoheni ta thuani tregona të vërteten se edhe ju u mashtruat pasi besuat në këtë njeri.

Folni o parlamentar folni ju që së pakut nuk jeni shitur akoma, folni o Rugovista apo ju ka mbet vetëm emri dhe hija e madhe  e Ibrahim Rugovës folni se duke heshtur duke u frikuar ta thuani realitetin na futet në luftë prapë ndoshta në luftë edhe vëllavrasje ndërmjet vetit.

Fol o bac Rifat Jashari fol se së pakut ju keni të drejt të flisni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat