Gjuriq: Ata që mendojnë se Serbia s’duhet të marrë asgjë nga Kosova, gabojnë

Aktuale

Gjuriq: Ata që mendojnë se Serbia s’duhet të marrë asgjë nga Kosova, gabojnë

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 10:22
Marko Gjuriq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, thotë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, po mundohet të gjejë një zgjidhje për Kosovën. Në këtë frymë, thotë se u diskutua edhe në forumin Alpbach.

‘Politika serbe është e përgjegjshme, në këtë mënyrë ajo reflekton edhe në zgjidhjen e një problem kaq të vështirë siç është Kosova. Edhe takimi i fundit në Alpbach dhe bisedimet mes Vuçiq dhe Thaçit, kanë qenë mjaft të vështira”, ka thënë Gjuriq.

‘Ne nuk mund të flasim lidhur me atë se me kë do të bisedojme nga pala shqiptare apo kush do t’i përfaqësojë ata. Qëllimet tona dallojnë shumë nga ato të shqiptarëve, por është përgjegjësi e jona që të diskutojmë për të gjetur një zgjidhje’, ka thënë Gjuriq.

Ai ka thënë se ndjehet i irituar me faktin se ‘shumë nga serbët nuk duan të marrin asgjë nga ky proces por vetëm t’u sigurohen disa të drejta’.

“Shumë në Serbi po mundohen të thonë se Serbia nuk duhet të marrë asgjë nga ky proces’, ka thënë Gjuriq duke shtuar se është e qartë ‘se presidenti Vuçiq është shprehur se kjo nuk mund të ndodh pasi që Serbia synon të dalë e suksesshme në këtë proces’, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat