Kusari Lila kërkon që Kuvendi të mblidhet urgjentisht për veprimet dhe deklaratat e Thaçit

Aktuale

Kusari Lila kërkon që Kuvendi të mblidhet urgjentisht për veprimet dhe deklaratat e Thaçit

Nga: G.B Më: 27 gusht 2018 Në ora: 13:30
Mimoza Kusari-Lila

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se presidenti Thaçi është mandatuar vetë për ta udhëhequr dialogun me Serbinë dhe në Austri kërkoi mbështetje nga SHBA dhe BE për “pajtimin shqiptaro-serb”, por që ai nuk ka ardhur në Kuvend që të kërkojë autorizim për korrigjim të kufijve me Serbinë, që është plani më i rrezikshëm që nga viti 1999, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka ftuar Kuvendin që të mblidhet urgjentisht, që t’i japin drejtim të duhur shtetit, pa presidentin Thaçi.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Presidenti Kosovës Hashim Thaqi i vetëmandatuar për të udhëhequr negociatat me Serbinë, i përkushtuar të manipulojë dhe të krijojë konfuzitet si brenda Kosovës ashtu edhe jashtë saj, në Alpbach kërkoi mbështetje nga BE dhe SHBA për “pajtimin shqiptaro-serb”, ndërsa ende nuk ka ardhë në Kuvendin e Kosovës të kërkoj autorizim për planin më të rrezikshëm që nga viti 1999 të cilin e promovon pandalë, “korigjimin” e kufijëve me Serbinë. 
Presidenti i Kosovës pa mandat nga organi më i lartë i vendit, Kuvendi i Republikës së Kosovës, me qasjen e tanishme i barazon krimet e Serbisë në Kosovë me viktimat e Kosovës, duke përdorë gjuhën e cila neutralizon çfarëdo dallimi midis dy shteteve, në referencë të procesit të dialogut. 
Duke e marrë parasysh rrezikun e lartë që këto veprime dhe deklarata të Presidentit të vendit i sjellin Kosovës dhe popullit të saj, në kundërshti me aktin më të lartë të shtetit, Kushtetutën e Republikës së Kosovës, i ftojmë të gjitha partitë parlamentare që me urgjencë të mblidhemi në Kuvendin e Kosovës dhe t’i japim drejtimin e duhur shtetit tonë, natyrisht pa Presidentin e Republikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat