Korrigjimi i kufijve, i pranueshëm për Komisionin Evropian

Aktuale

Korrigjimi i kufijve, i pranueshëm për Komisionin Evropian

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 14:45
Johannes Hahn

Brukseli duhet të pranojë marrëveshjen e serbëve dhe shqiptarëve për të zgjidhur problemin e vjetër të Kosovës, tha komisionari evropian për Zgjerim Johannes Hahn, transmeton Euroaktiv në Bruksel.

"Bëhet fjalë për një zgjidhje dypalëshe që nuk mund të përdoret si shembull për çështje të tjera," tha Hahn në Vjenë.

Euroaktiv në analizën e vet thekson se qëllimi i komisionarit Hahn ndaj kësaj deklarate është që të hedhë poshtë frikën se çdo ndryshim i kufijve në Ballkan mund të fillojë probleme të reja në rajonin jostabil.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat