Ministrja Hoxha: Informimi i mirë, do të ulë rrezikun e keqpërdorimit të liberalizimit - Bota Sot
Ministrja Hoxha: Informimi i mirë, do të ulë rrezikun e keqpërdorimit të liberalizimit

Aktuale

Ministrja Hoxha: Informimi i mirë, do të ulë rrezikun e keqpërdorimit të liberalizimit

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 18:17
Ministrja Ministria e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha, në takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi

Këtë vit presim liberalizimin e vizave, kemi filluar informimin e qytetarëve për këtë proces tejet të rëndësishëm, se çka është e çka nuk është liberalizimi, të mirat e lëvizjes së lirë dhe sfidat duke pasur në fokus të rinjtë tanë, theksoi ministrja Ministria e Integrimit Evropian, në takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi.

Ministrja Hoxha diskutoi për liberalizimin e vizave, migrimin ilegal si dhe masat parandaluese të këtij fenomeni negativ.

“Ne zotimet tona i kemi realizuar, duke shtuar përkushtimin në të gjitha nivelet, në pajtim me afatet që ta realizojmë me sukses fillimin e lëvizjes së lirë për qytetarët tanë. Informimi i mirë, me të gjitha strukturat e qytetarëve tanë, në veçanti me të rinjtë tanë, do të ulë rrezikun e keqpërdorimit të këtij procesi”, theksoi Ministrja Hoxha, duke shtuar se me koordinim sa më të mirë dhe angazhim të shtuar, presim të realizohet ky proces me sukses.

Ministrja Hoxha dhe Ministri Gashi u dakorduan se procesi i integrimit do fuqizuar, duke zbatuar zotimet e masave të Planit Kombëtar për Zbatimin e MSA-së si dhe reformat tjera në këtë proces, duke përafruar vendin me vlerat integruese.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...