Hoti: Korrigjimi i kufijve nuk i sjell Kosovës njohje të reja

Aktuale

Hoti: Korrigjimi i kufijve nuk i sjell Kosovës njohje të reja

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 18:44
Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosoëvs, Avdullah Hoti, po e cilëson të gabueshme idenë e Presidentit të vendit Hashim Thaçi sa i përket çështjes së korrigjimit të kufijve.

Ai në Info Magazine, ka theksuar se praktikimi i lëvizjes së kufijve, nuk i sjell njohje të reja Kosovës, pavarësisht që pesë vende ende nuk kanë bërë një gjë të tillë.

”Mos pritni që unë të komentojë situatë hipotetike. Kemi probleme nga pesë vendet që s’na kanë njohur”.

”Por ideja e korrigjimit të kufijve nuk do t’na shërbente neve që të na njihnin këto pesë vende”.

”Cila do të ishte arsyeja që Kina apo Spanja do të ndryshonte qëndrim nëse korrigjohen kufijt tanë? E pavend, asgjë nuk na hynë në punë ajo ide për çështjen e njohjeve të reja”.

Por, ndonëse nuk përkrah idenë e presidentit për korrigjim kufijsh, Hoti thotë se askush më shumë sesa shqiptarët nuk do të përfitonte nga një çështje e tillë:

”Lëvizja e kufijve në Ballkan nuk i konvenon askujt më shumë se sa shqiptarëve”.

”Por është cështje që nuk bëhet. Historikisht shqiptarët në Ballkan nuk kanë pasur pozitë më të volitshme se sa tash. Shqiptarët në Mal të Zi kanë luajtur një rol të rëndësishëm në zgjedhjet atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat