“LDK-ja do ta shpëtojë vendin nga politikanët e dështuar”

Aktuale

“LDK-ja do ta shpëtojë vendin nga politikanët e dështuar”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 27 gusht 2018 Në ora: 19:58
Valentina Bunjaku-Rexhepi

LDK-ja është partia më e madhe opozitare në vend tani, dhe si e tillë i bie barra më e madhe e kundërshtimit të politikave të dëmshme për vendin, qoftë nga presidenca apo qeveria. Kështu ka vlerësuar deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi.

Ajo në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, format e kundërshtimit fillojnë nga rezoluta në kuvend, ku  do të konfirmohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës, dhe askush nuk mund të bëjë pazare për interesa personale.

Image
Deputetja Valentina Bunjaku-Rexhepi

“Njëkohësisht do të kërkohet të gjinden votat e mjaftueshme për rrëzimin e kësaj qeverie skandaloze përmes mocionit. Në këtë rast është në pyetje e ardhmja e vendit dhe duhet anashkaluar çështjet partiake, bashkë me partitë tjera opozitare dhe deputete të vetëdijesuar”, ka thënë deputetja Bunjaku-Rexhepi.Ajo shpreson se LDK-ja do ta shpëtojë vendin nga politikanë të dështuar dhe të dëmshëm të vendit.

“LDK-ja do të jetë e kujdesshme në hapat e ardhshëm, dhe besoj që do t’i riparojë gabimet eventuale dhe nuk do të kursehet për interesa të mëdha të vendit. Kështuqë iniciativat e mirëfillta patjetër se duhet të kenë sukses aq më tepër kur e ke mbështetjen popullore”, është shprehur deputetja Valentina Bunjaku Rexhepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat