Opozita thotë se s'do të rrijë spektatore para situatës së krijuar nga Thaçi

Aktuale

Opozita thotë se s'do të rrijë spektatore para situatës së krijuar nga Thaçi

Më: 27 gusht 2018 Në ora: 20:09
Hashim Thaçi

E kritikuar ashpër nga shoqëria civile dhe mediat se ka pushuar gjithë verën pa bërë zë, opozita është e gatshme që të dalë edhe në rrugë për të ndaluar të keqen që e kërcënon vendin nga bisedimet finale me Serbinë.

Megjithëse deri tash nuk ka pasur pikë uniteti për asgjë, ngase LDK-ja e Vetëvendosje nuk e mbështetën PSD-në për një seancë të jashtëzakonshme, tash thuhet se gjërat kanë ndryshuar.

Opozita deklaron se nuk do të qëndrojë spektatore para situatës që e ka krijuar Hashim Thaçi.

Por, larg këtyre informacioneve janë dy deputetë të Grupit parlamentar të LDK-së, por që i takojnë Alternativës, Mimoza Kusari Lila e Ilir Deda.

Deda tha se ende nuk po sheh një iniciativë konkrete opozitare.

PSD-ja edhe pse nuk gjeti mbështetje në iniciativën e vet, nuk do të tregohet refuzuese, por thotë se megjithatë do ta shqyrtojë çfarëdo ftese që u bëhet.

Ka kaluar pothuajse gjithë vera me përtypjen dhe komentimin e deklaratave që i ka lëshuar presidenti, duke hedhur ide këmbimi territoresh dhe korrigjimi kufijsh, por ka qenë e vështirë të vërehen dy deputetë bashkë që çojnë përpara një kundërshtim.

Shumica e deputetëve të Kuvendit aty ku duhet të merret vendimi për procesin final të negociatave, janë mjaftuar duke shkruar statuse në Facebook, ku e kanë kundërshtuar idenë e ndarjes së vendit dhe kanë kritikuar presidentin se pa mandat kushtetues po merr vendime të dëmshme për shtetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat