Avokati nga Shqipëria jep detaje tronditëse për ndarjen e Kosovës, ja kush janë dy grekët dhe me çka po shantazhohet Thaçi

Aktuale

Avokati nga Shqipëria jep detaje tronditëse për ndarjen e Kosovës, ja kush janë dy grekët dhe me çka po shantazhohet Thaçi

Nga: P.R Më: 27 gusht 2018 Në ora: 20:39
Hashim Thaçi në Austri

Avokati nga Shqipëria, Altin Goxhaj, në një intervistë për njërën nga mediumet në Shqipëri, ka folur ne detaje për skenarin për ndarjen e Kosovës.

“Kam dy grupe dokumentesh nga Kosova e Serbia që i lidh diçka, pra kam dokumente të rëndësishme. Ky është dokumenti që vjen nga Serbia që u zbulua para një jave e që ishte bërë plani për copëtimin e Kosovës. Është dokument zyrtar i publikuar në qershor të 2018 për copëtimin e Kosovës, në të cilin thuhet se Serbia ka për t’ia fal Kosovës një pjesë të vogël të saj dhe t’ia marr asaj një pjesë të madhe të territorit si Ujmanin, Trepçën dhe një pjesë tjetër të rëndësishme. Nga ky dokument rezulton një dokument tjetër që tregon se kjo organizatë është themeluar në vitin 2007, e cila thuhet se ka përgatitur copëtimin e Kosovës. Kjo organizatë (Soros) nuk përmendet në mediat shqiptare e kanë të ndaluar, u kanë ndaluar njerëzve të flasin në televizion në mënyrë që mos të përmendet Soros”, ka thënë Goxhaj.

Sipas tij, dy grekë në Kosovë janë kontraktuar për të përpiluar fundin e shqiptarëve.

“Këtu ka një politikë shumë të qartë, ky nuk është skenar që ndodh sot, por ky studim është bërë në vitin 2017, këta kanë kohë që bëjnë këtë plan, e që është në fazën e fundit. Pra plani ishte ti marrin termocentralin e vetëm dhe ujin e pijshëm që ka Kosova. I kanë studiuar mirë, tokat më të mira që kishte ish-Jugosllavia që i shfrytëzonte. Unë i njoh mirë të dhënat e Kosovës sepse i kam studiuar ato vende. Kosova është një nga pasuritë bazë të botës, të cilën ka nevojë për ta pasur. E gjitha kjo ndarje e gjithë ky copëtim nuk është bërë spontanisht, por është skenar. U vërtetua që Edi Rama ishte garantues edhe te Thaçi edhe te Vuçiq. Sorosi ka një mijë arsye për të bërë këtë gjë, amerikanët bënë një lojë shumë të bukur”, shprehet avokati nga Shqipëria.

Për më shumë shikojeni videon:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat