Testi i maturës shtetërore pa probleme

Aktuale

Testi i maturës shtetërore pa probleme

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 12:38
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), ka vizituar sot gjimnazin "Sami Frashëri"

(E plotësuar) - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi ka përcjellë nga afër mbarëvajtjen e provimit të maturës shtetërore, me ç’rast ka vizituar sot gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë ku po mbahet afati i dytë i testit.

Ai me këtë rast bëri të ditur se në të gjitha shkollat testimi ka filluar në kohë dhe se nuk ka pasur asnjë problem.

Sipas tij, komisioni ka bërë një punë të mirë, pasi që testi është përgatitur dhe është shpërndarë me kohë.

Bytyqi: Qëllimi ynë ka qenë që testi të kaloj pa ndonjë problematikë

“Është gjë pozitive që është parë një seriozitet edhe në pjesën e parë të testit te maturës, një përgjegjësi e madhe edhe e komisionarëve dhe administratorëve dhe kjo ka reflektuar edhe në pjesën e dytë. Pas nga informacionet kemi mësuar se nuk ka pas problematika në asnjë shkollë dhe kjo ka një vlerë sepse ky ka qenë qëllimi ynë që nga fillimi, që testi i maturës të kalojë pa ndonjë problem që do mund të ndikojë në rezultatin e nxënësve”, tha ministri Bytyqi.

Drejtori i Arsimit në komunën e Prishtinës, Jonuz Salihaj, bëri të ditur se janë gjithsej 967 nxënës që iu kanë nënshtruar testimit në Prishtinë, në 10 qendra, ndërsa shtoi se administrimi ka qenë në nivel dhe se ka ngritje të cilësisë.

Salihaj: Në “28 Nëntori” 40 për qind të nxënësve nuk iu nënshtruan testit

“Kemi një telashe të vogël se në disa shkolla, disa maturantë nuk iu kanë nënshkruar këtij procesi, sepse kanë qenë të pa interesuar. Mirëpo, kjo është çështje e tyre, informimin e kemi bërë me kohë. Deri tash, ata që kanë qenë prezent çdo gjë ka shkuar në rregull. Vërejta në monitorim, në shkollën '28 Nëntori' se prej 145 nxënësve nuk ishin diku rreth 40 për qind të fëmijëve, sepse kemi të bëjmë me arsimin e të rriturve që e kanë parë veten sigurisht të papërgatitur për maturë dhe kanë heq dorë. Ajo ka qenë përzgjedhja e tyre, ne nuk mund të ndërhyjmë në atë proces", theksoi ai. 

Krejt në fund, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi foli edhe për librat që do të shpërndahen për nxënësit e shkollave fillore të ciklit të ulët dhe të mesëm, me ç’rast theksoi se deri në fund të javës së parë të shtatorit, të gjitha shkollat do të pajisen me librat.

Bytyqi: Testi i maturës në afatin e dytë filloi me kohë dhe pa asnjë parregullsi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), ka vizituar sot gjimnazin "Sami Frashëri" ku po mbahet afati i dytë i testit të maturës.

Bytyqi bëri të ditur se në të të gjitha shkollat testimi ka filluar në kohë dhe se nuk ka pasur asnjë problem gjatë kësaj procedure.

Ai vlerësoi pozitive punën e të angazhuarve në këtë proces, derisa uroi nxënësit që të kenë sukses.

“Është pozitive që është parë një seriozitet edhe në pjesën e parë të testit te maturës, një përgjegjësi e madhe edhe e komisionarëve dhe administratorëve dhe kjo ka reflektua edhe në pjesën e dytë nuk ka pas problematika në asnjë shkollë dhe kjo ka një vlerë sepse ky ka qenë qëllimi ynë që testi i maturës të kaloj pa asnjë problem qe do mund të ndikoj në rezultatin e nxënësve”, tha Bytyqi.

Drejtori i Arsimit në komunën e Prishtinës, Jonuz Salihaj, tha se gjithsej 967 nxënës që iu kanë nënshtruar testimit në Prishtinë, në 10 qendra. "Kemi një telashe të vogël se në disa shkolla, disa maturantë nuk iu kanë nënshkruar testit. Mirëpo kjo është çështje e tyre, informimin e kemi bërë me kohë. Vërejta se në shkollën '28 Nëntori' se prej 145 nxënësve nuk ishin diku rreth 40 përqind të fëmijëve sepse kemi të bëjmë me arsimin e të rriturve që e kanë parë veten sigurisht të papërgatitur për maturë dhe kanë heq dorë", theksoi ai. /KosovaPress/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat