Veseli propozon që “Rruga B” në Prishtinë të mbajë emrin John Mccain

Aktuale

Veseli propozon që “Rruga B” në Prishtinë të mbajë emrin John Mccain

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 16:41
John McCain

Kryeparlamentari, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka dalë me propozim që Rruga B në Prishtinë të mbajë emrin e senatorit amerikan John McCain, i cili javën e kaluar ndërroi jetë.

Ai ka thënë se para luftës, gjatë luftës, në ndërtimin e paqes dhe shpalljen e pavarësisë, senatori McCain mbështeti pandërprerë Kosovën.

“Ata që na u gjetën pranë në kohë të vështira, duhet gjithmonë t’i mbajmë pranë, në zemrat, shtëpitë dhe rrugët tona”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat