Haradinaj: Nëse Thaçi po flet për ndryshim kufijsh, atëherë kemi probleme serioze - Bota Sot
Haradinaj: Nëse Thaçi po flet për ndryshim kufijsh, atëherë kemi probleme serioze

Aktuale

Haradinaj: Nëse Thaçi po flet për ndryshim kufijsh, atëherë kemi probleme serioze

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 17:04
Hashim Thaci, Ramush Haradinaj. (Foto ilustrim nga "Bota sot")

Qëndrimi ynë dhe i Kosovës është se e synojmë një marrëveshje ligjore për njohje. Kufijtë dhe territori nuk janë temë e diskutimit.

“Kufijtë dhe territori janë kthim mbrapa dhe janë nxitje e destabilizimit të rajonit. Ajo që po e thotë presidenti është në kuadër të kësaj retorikës, nëse është ndryshe atëherë kemi probleme serioze në Kosovë”, tha Haradinaj në një konferencë për media.

Ai theksoi se nuk ka kurrkush përkrahje as mandat për të biseduar për kufijtë për territorin e Kosovës.

“Ne kemi kufi Kosova i ka kufijtë shumë mirë të shënuar me Serbinë. Diskutimi për kufijtë është kthim mbrapa, është humbje për Kosovën. Janë 20 vite investim të NATO-s. Kjo i ngjason bisedimeve që i kanë bërë ata që i kanë shkaktuar tragjeditë në ish-Jugosllavi”, tha më tej Haradinaj.

Kreu i ekzekutivit foli edhe për mundësinë e vettingut në sistemin e drejtësisë, duke thënë se nuk ka nevojë për një hetim të tillë pasi, siç tha ai, nuk është problemi te vettingu, por është tek problemi i dhënies së mundësisë për punë. Nuk është efekti te vetingu por tek marrja e përgjegjësisë për punën”, tha ai.

Ai tha se do ta përkrah iniciativën e opozitës për rezolutën e propozuar nga ta që të ndalohet bisedimi në Bruksel për kufijtë e Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...