Pacolli nderohet nga Universiteti “BodhiSastra” në Tajlandë

Aktuale

Pacolli nderohet nga Universiteti “BodhiSastra” në Tajlandë

Nga: A.M. Më: 28 gusht 2018 Në ora: 18:10
Behgjet Pacolli në Bangkok të Tajlandës

Ministri i jashtëm dhe zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli ka falënderuar bordin e Universitetit dhe miqtë e Kosovës në Tajlandë që e nderuar atë.

Pacolli ka thënë se vlerësimi nga Universiteti “BodhiSastra” në Bangkok të Tajlandës është nder për të dhe Kosovën

Postimi i plotë:                                                                                                                       

Vlerësimi nga Universiteti “BodhiSastra” në Bangkok të Tajlandës ishte nder për mua dhe Kosovën. Natyrisht, falënderoj bordin e Universitetit dhe miqtë e Kosovës në Tajlandë që kanë insistuar që të nderohem unë dhe nëpërmjet meje edhe Kosova. U ndjeva krenar dhe i emocionuar me ekspozenë 45 minutëshe të rektorit të Universitetit, i cili me fjalët më të zgjedhura përshkruante Kosovën dhe përpjekjet e popullit tonë për të jetuar i lirë dhe i barabartë. Unë dhe njerëzit e mirë të Kosovës jemi mirnjohës për miqtë dhe mbështetësit e vendit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat