Djali i Soros takon Vuçiqin në Beograd, bisedojnë edhe për Kosovën!

Aktuale

Djali i Soros takon Vuçiqin në Beograd, bisedojnë edhe për Kosovën!

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 20:52
Alexis Soros dhe Aleksandër Vuçiq

Alexis Soros, djali i Xhorxh Soros ka takur presidentin serb në Beograd Aleksandër Vuçiq ku është diskutuar për Kosovën.

Ka qenë vetë Soros ai që e ka bërë të ditur këtë duke publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shprehet mjaft i kënaqur për takimin me presidentin serb për të vazhduar procesin e zgjidhjes për Kosovën, që sipas Soros do të sjellë paqe jo vetëm në Ballkan por në gjithë Europën.

Kjo është hera e parë që Alexis Soros flet hapur për “zgjidhjen” për Kosovën. Është e paqartë se deri ku mund të kenë shkaur bisedimet e fshehta për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë që përfshin “korrigjimin e kufijve”, por Soros është takuar dhe herë të tjera me Vuçiçin, Thaçin dhe Ramën.

Mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë në vijim pasi edhe shtete që kanë përkrahur fuqishëm Kosovën, përfshirë dhe SHBA-në janë shprehur se do ta përkrahnin një zgjidhje që do gjendej mes dy palëve, shkruan faxnews.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat