Hulumtuesi nga KDI Artan Murati, ka analizuar shkrimet e politikanëve të Kosovës në rrjetet sociale.
Murati në një postim në Facebook, ka thënë se dallojnë shumë postimet e politikanëve në Facebook, nga ato në Twitter.
Sipas tij, kjo po ndodhë për shkak se “politikanët po mundohen të përshtaten për audiencë”.
Postimi i plotë:
Me i pa politikanët kosovarë çka shkruajnë në Facebook e çka në Twitter, bon be që janë dy persona të ndryshëm. Në fakt, ashtu po mundohen me u paraqite. Përshtatje për audiencë.