Publikohet fotografia e dy kriminelëve serbë që masakruan një familje në Shushicë të Istogut

Aktuale

Publikohet fotografia e dy kriminelëve serbë që masakruan një familje në Shushicë të Istogut

Nga: N. Sh Më: 29 gusht 2018 Në ora: 13:46
Dy kriminelët serbë

Shkrimtarja Fetnete Ramosaj, ka publikuar një fotografi të dy kriminelëve serb, të cilët 20 vjet më parë, më 29 gusht 1998 kanë sulmuar shtëpinë e familjes Salihaj në Shushicë të Istogut, ku i vranë ter breza të kësaj familje.

Ramosaj thotë se, në mesin e viktimave ishte edhe të mitur dhe një grua, 41 vjeçare, shkruan gazeta “Bota sot”.

Ajo thotë se, Fatime Tuzi-Salihaj (41) e kanë arrestuar dhe masakruar në postbllokun e policisë dhe ushtrisë serbe në Kodër të Rakoshit.

Lexojeni të plotë shkrimin e Fetnete Rmosaj:

Njëzet vjet më parë, më 29 gusht 1998, policia serbe e stacionuar në Istog dhe paramilitarë serbë, pëfshirë edhe njësitet elite serbe të stacionuara në burgun e Dubravës, në kohën kur komuna e Istogut ende nuk ishte e përfshirë në luftë frontale, e sulmuan në shtëpinë e tyre Familjen Salihaj, në fshatin Shushicë të Istogut, duke i vrarë tre breza të kësaj familje në mesin e të cilëve kishte edhe të mitur dhe një grua, Fatime Tuzi-Salihaj (41), të cilën pasi e arrestuan e masakruan në postbllokun e policisë dhe të ushtrisë serbe në Kodër të Rakoshit (3-4 kilometra larg prej shtëpisë së saj).

Këta kriminelë që u fotografuan në oborrin e Familjes Salihaj, menjëherë pas vrasjes së tyre, kur ende po digjej shtëpia, edhe pse janë të njohur për organet e drejtësisë, megjithatë deri më sot nuk kanë dhënë llogari për krimet e bëra.

Lavdi dëshmorëve e martirëve të Familjes Salihaj dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit!

Faksimile nga libri: Fetnete Ramosaj, KUNDËR HARRESËS-GJENOCIDI I SERBISË NË KOSOVË | AGAINST FORGETFULNESS-SERBIAN GENOCIDE IN KOSOVA 1998-1999, f.89

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat