Ballkanit Perëndimor i nevojiten 50 vjet të arrijë standardin e Gjermanisë

Aktuale

Ballkanit Perëndimor i nevojiten 50 vjet të arrijë standardin e Gjermanisë

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 17:07
Samiti informal i liderëve rajonalë në Durrës

Të ardhurat për kokë banori në Ballkanin Perëndimor janë sa 28 për qind e Gjermanisë dhe në ritmet e rritjes aktuale nevojiten pesë dekada për të arritur standardin aktual të jetesës në shtetin më të fuqishëm ekonomik të Evropës.

Kjo është bërë e ditur nga Gallina Andronova Vincelette, një drejtuese e praktikës për makroekonominë, tregtinë dhe investimet në Bankën Botërore.

Sipas saj, mundësitë e reja të rritjes ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor janë të nevojshme për të përshpejtuar rritjen dhe kjo kërkon tejkalimin e tregjeve të vogla kombëtare dhe të fragmentuara.

“Banka Botërore shpreson të vazhdojë të mbështesë Ballkanin Perëndimor në rrugën përpara”, ka thënë ajo gjatë samitit informal të liderëve rajonalë në Durrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat