AAK pro çdo nisme kundër ndryshimit së kufijve të Kosovës!

Aktuale

AAK pro çdo nisme kundër ndryshimit së kufijve të Kosovës!

Nga: G.B Më: 29 gusht 2018 Në ora: 21:05
Takimi i AAK-së

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është shprehur kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur Pal Lekaj, pas takimit që të mbajtur të udhëheqësve të lartë të AAK-së me kryetarin e tyre Ramush Haradinaj, përcjell Bota sot.

Lekaj ka shkruar se kufijtë e Kosovës nuk negociohen dhe se AAK është pro çdo nisme që për qëllim ka paprekshmërinë e kufijve të Kosovës!

Postimi i tij i plotë:

Kufijtë e Kosovës nuk negociohen!
Në takimin e udhëheqjes më të lartë të AAK-së, e ku i pranishëm ishte edhe Kryetari Partisë, Ramush Haradinaj, njëzërit është rikonfirmuar qendrimi se kufijtë e Kosovës janë të panegociueshëm dhe AAK e deputetët e saj janë në favor të çdo nisme, që është pro këtij qëndrimi. Ajo që do të jetë krejtësisht e papranueshme për ne si AAK, janë nismat që për qëllim mund të kenë përplasjet e kusuritjet personale ndaj përfaqësuesve politikë e institucional, duke mos përjashtuar këtu as presidentin. Për hirë të informimit të opinionit publik, ne jemi pro çdo nisme që për qëllim ka paprekshmërinë e kufijve të Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat