"Lumezi, diagnoza e të gjitha të këqijave”

Aktuale

"Lumezi, diagnoza e të gjitha të këqijave”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 29 gusht 2018 Në ora: 21:01
Protestat e sotme

"Qytetarët e Kosovës kanë bërë shumë protesta të llojeve të ndryshme politike, sociale e ekonomike, por protesta e sotme në Prishtinë nga Shoqëria Civile, për shkarkimin e kryeprokuror të Shtetit Aleksandër Lumezit është më e logjikshmja e më arsyeshmja deri më tani”.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike, Sulejman Mehazi, i cili në një prononcim për " Bota sot" ka thënë se politikanët nuk janë të kriminalizuar, e skandalizuar në skemave korruptive, por diagnoza e të gjitha të këqijave kancerollogjike është kurora e gjyqësisë në krye me prokurorin Aleksandar Lumezi.

Image
Sulejman Mehazi

"Shpëtimi i popullatës së Kosovës është vetëm nëse Prokuroria shpërndanë drejtësinë shtetërore, duke burgosur elitën politike të korruptuar, sepse pa burgosjen e këtyre personave nuk ka shtet dhe drejtësi në Kosovë. Është e turpshme të vjedhësh shuma të mëdha parashë, por turpi më i madh është të heshtësh para të vërtetës e të drejtës juridike”, ka thënë Sulejman Mehazi.

Sipas tij, gabimi më i madh është se më shumë kritikojmë politikanët sesa gjykatësit, prokurorët e kryeprokurorët. "Të gjithë e dimë se e keqja më e madhe e shteteve shqiptare nuk janë politikanet vjedhës, por gjyqësoret e korruptuar, e keqja e gjithë të këqijave është zinxhiri gjyqësor që nga kryeprokuroria në krye me Aleksandër Lumnezi e teposhtë deri tek personeli teknik i gjyqeve. Tani e tutje duhet protestuar e sulmuar vetëm gjykatësit, prokurorët e kryeprokurorët për shkak se këta janë fajtorë kryesorë të proceseve skandaloze, korruptive. Është qesharake kjo gjë, pasi në shtetet e fuqishme e serioze botërore dënohen, burgosen e mbyllën në burgje njerëz të mëdhenj: kryeministra, ministra, deputetë, intelektualë, gjeneralë e ushtarakë, kurse tek ne njerëzit e thjeshtë e të rëndomtë”, është shprehur njohësi i çështjeve politike Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat