Britaniku i UÇK-së: Derdhëm gjak dhe dëshmorët dhanë jetën për tokën e Kosovës

Aktuale

Britaniku i UÇK-së: Derdhëm gjak dhe dëshmorët dhanë jetën për tokën e Kosovës

Nga: A.M. Më: 30 gusht 2018 Në ora: 08:29
Jon Harrison

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, britaniku Jon Harrison ka komentuar qëndrimet e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit rreth korrigjimit të kufijve.

Ai në një postimi në Facebook, në gjuhen shqipe shkruan se duke qëndruar pranë Presidentit të Serbisë, Thaçi është i lumtur të jap tokën e lirë të Kosovës, të cilën ne të gjithë kemi paguar një çmim të lartë!”

Postimi i plotë:

Presidenti ka deklaruar se është në favor të "korrigjimit të kufijve". Zoti im derdhëm gjak dhe dëshmorët tanë dhanë jetën e tyre për tokën tonë të Kosovës.

Dhe tani, duke qëndruar pranë Presidentit të Serbisë, Thaqi është i lumtur të jap tokën e lirë të Kosovës, të cilën ne të gjithë kemi paguar një çmim të lartë!

20 vjet lirie të dhënë vetëm për të kënaqur një vend të vrasësve dhe qeverive që nuk kujdesen për sakrificat e bëra dhe jetën e vjedhur

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat