Bekim Jashari kujton 126 persona të zhdukur të luftës - Bota Sot
Bekim Jashari kujton 126 persona të zhdukur të luftës

Aktuale

Bekim Jashari kujton 126 persona të zhdukur të luftës

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 10:08
Bekim Jashari

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari në ditën ndërkombëtare të personave të zhdukur ka kujtuar personat e humbur të kësaj komune gjatë luftës së fundit.

Jashari përmes një postimi tha se  19 vite pas  përfundimit të luftës në Kosovë, nuk dihet fati i 126 familjareve të zhdukur.

Tutje, ai tha se “Kurrë nuk do të jemi të qetë derisa të dihet fati i personit të fundit të zhdukur”.

Sot është Dita Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur në Kosovë, dhe nuk dihet ende për fatin e 1648 personave, të cilët janë zhdukur gjatë viteve 1998, 1999 dhe 2000.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat