Thaçi pas votimit pro liberalizimit: Vendim tepër i drejtë

Aktuale

Thaçi pas votimit pro liberalizimit: Vendim tepër i drejtë

Nga: G.B Më: 30 gusht 2018 Në ora: 11:30
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se vendimi për liberalizim të vizave nga LIBE është shumë i drejtë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se çdoherë e më shumë po I afrohemi vendimit final, që të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Komiteti për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme në Parlamentin Evropian, sot ka marrë një vendim tepër të drejtë, duke votuar pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Çdoherë e më shumë po i afrohemi vendimit final, shumë kohë të pritshëm, që t’u hiqet çdo pengesë e lëvizjes së lirë edhe qytetarëve tanë në zonën Shengen. HTH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat