Mogherini: BE në Ballkan po hyn në fazën e dytë

Aktuale

Mogherini: BE në Ballkan po hyn në fazën e dytë

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 13:20
Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, në një takim të ministrave të mbrojtjes të BE-së në Vjenë, tha se roli i BE në Ballkan ka qenë prej kohësh për të krijuar sigurinë.

"Tradicionalisht, ne shikojmë Ballkanin Perëndimor, si një rajon i jostabilitetit ku për shumë vite, madje edhe dekada BE kishte një rol të atij që ofron siguri. Ne tani kalojmë në një fazë ku jemi partnerë në një mbrojtje dhe siguri të përbashkët," tha ajo.

Mogherini, e cila kryeson takimin joformal të ministrave të mbrojtjes të BE që filloi dje në Vjenë, tha se takimi filloi me një diskutim mbi bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor në çështje që lidhen me mbrojtjen dhe sigurinë.

"Kemi folur së bashku me NATO-n dhe OKB-në, partnerët tanë kryesorë në rajon me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si pjesë përbërëse e punës sonë me Ballkanin Perëndimor", ka thënë kryediplomatja e BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat