Qytetarët e BE-së ndoshta lëvizin orën për herë të fundit

Aktuale

Qytetarët e BE-së ndoshta lëvizin orën për herë të fundit

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 13:24
Foto ilustruse

Shumica e qytetarëve të BE-së votuan kundër zhvendosjes së orës dy herë në vit dhe gjithçka tregon se në Union do të ndalohet kalimi në kohën verore.

Qytetarët e BE-së, sipas të gjitha gjasave, më 28 tetor për herë të fundit do të kthejnë akrepat mbrapshtë për të llogaritur kohën dimërore.

Më shumë se 80 për qind e të anketuarve në shumicën e kërkimeve "online"  janë shprehur kundër  zhvendosjes së orës dy herë në vit, shkruan gazeta gjermane Vestafalen duke cituar burime të mirë-informuara në Bruksel. Në sondazhin që zgjati nga 4 korriku deri më 16 gusht, rreth 4.6 milionë njerëz morën pjesë.

Komisioni Evropian do të diskutojë rezultatet e hulumtimit sot, shkruan EURACTIV.com.    

Zëdhënësi i Komisionit Margaritis Skinjas tha sondazhi "nuk është një referendum", dhe se heqja e zhvendosjes së orës duhet të diskutohet edhe në Parlamentin Evropian.

Llogaritja e kohës verore në formën e tanishme është vendosur në Gjermani në vitin 1980, ndërsa shumë më herët edhe në vende tjera me qëllim të kursimit të energjisë elektrike. Nga viti 2002, zhvendosja e orës është rregulluar edhe në nivel të Bashkimit Evropian

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat