Qeveria gjermane e prerë, s’ka ndryshim kufijsh në Ballkanin Perëndimor

Aktuale

Qeveria gjermane e prerë, s’ka ndryshim kufijsh në Ballkanin Perëndimor

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 13:57
Berlin

Qeveria e Gjermanisë nuk e ka ndryshuar qëndrimin në lidhje me mosndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor, të paraqitur publikisht nga kancelaria Angela Merkel më 13 gush, ndërsa po fliste për kufijtë territorial, e që e ka përsëritur kohë më parë gjatë bisedës me presidentin amerikan Donal Trump. Kështu i kanë deklaruar të përditshmes së Podgoricës “Pobjeda” zyrtarë nga Qeveria e Gjermanisë.

“Kancelarja Merkel ka përsëritur se integriteti territorial i shteteve të Ballkanit Perëndimor është vendosur dhe i pacenueshëm. Ky vazhdon të jetë qëndrimi i Qeverisë Federale. Qeveria Federale mbështet fuqishëm përpjekjet e BE-së për të ndërmjetësuar zgjidhje të qëndrueshme në mes të Serbisë e Kosovës”, kanç deklaruar në Qeverinë e Gjermanisë, shkruan ‘Pobjeda’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat