Zbulohet qëllimi dhe vula se nga kush po përgatitet skenari kundër Milaim Zekës dhe Fatmir Limës

Aktuale

Zbulohet qëllimi dhe vula se nga kush po përgatitet skenari kundër Milaim Zekës dhe Fatmir Limës

Nga: N.Sh Më: 30 gusht 2018 Në ora: 14:23
Limaj dhe Zeka

Ish-anëtari i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se akuzat ndaj deputeti Milaim Zeka dhe etiketimi i Fatmir Limës e ka vulën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Miftari thotë se qëllimi i Thaçit është që ta heshtë dhe ta lodhë nëpër gjykata deputetin Milaim Zeka, shkruan gazeta “Bota sot”.

Ai thotë se qëllimi tjetër është që ta mbaj nëpër gjykata ashtu siç e ka mbajtur edhe Fatmir Limën.

“Akuza tani me skenarë politik kundër Milaim Zekës dhe etiketimi i Fatmir Limës ka vulën e presidentit' Hashim Thaçi i cili qëllimin e ka ta heshtë, ta  lodhë nëpër gjykata dhe ndoshta edhe ta syrgjynos deputetin kritikues Milaim Zekën, por qëllimi kryesor i presidentit është ta mbaj nën kontroll nën tension "gjyqësor" siç e ka mbajtur shumë vite rresht  Fatmir Limën dhe partinë e tij Nismën e cila mund të ja prish baraspeshën dhe planet e gjarprit  nga Broja”, shkruan Miftari në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat