Thaçi: Në Bruksel do ta parashtroj kërkesën për bashkimin e Luginës, s’ka shkëmbim e as ndarje të Kosovës

Aktuale

Thaçi: Në Bruksel do ta parashtroj kërkesën për bashkimin e Luginës, s’ka shkëmbim e as ndarje të Kosovës

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 15:06
Kuvendi i Kosovës

(E plotësuar) - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur pas takimit që kishte me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli , kryeministrin Haradinaj si dhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.

Thaçi për mediat ka thënë se këto takime kanë qenë shumë të mira dhe produktive ku është diskutuar për hapat e mëtutjeshëm.

Ai ka shtuar se të gjitha proceset do të ecin në koordinim të plotë me Bashkimin Evropian dhe SHBA-të.

“Kanë qenë takime shumë të mira dhe produktive të konsultimit për hapat e mëtutjeshëm. Shteti i Kosovës është në rrugë të mbarë, të gjitha proceset do të shkojnë në kordinim të plotë me SHBA dhe BE.  Të gjithë pa dallim pajtohemi në parim që dialogu duhet të vazhdojë. Gjithmonë duke punuar për një marrëveshje që siguron paqe dhe rrit frymën euroatlantike. Dhe gjithashtu një marrëveshje që i garanton Kosovës njohjen, që e përjashton ndarjen e territoreve, por në mundësi që Lugina e Preshevës”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se shpreson që është e mundur që në këtë proces të arrihet një pajtueshmëri për bashkëngjitjen e Luginës me Kosovën.

“Shpresoj që është e mundur, kam diskutuar me shumë autoritete ndërkombëtare, ata janë që të arrihet një marrëevshje paqësore. Ne nuk kemi rrugë tjetër pos. Ashkush nuk duhet t’i frikësohet bashkëngjitjes  së Luginës me Kosovën. Kosovan nuk do të mbetet peng e njerëzve inatgjinj dhe të dështuar  në Kosovë”, ka shtuar tutje Thaçi.

Ai i është përgjigjur edhe deklaratës së Haradinajt i cili ka thënë se në takimin e parë është arritur pajtueshmëri që në Bruksel mos të diskutohet për territore.

“Ajo që dua të them përfundimisht ose zyrtarisht, unë do ta shtroj kërkesën e Luginës që ajo pjesë t’i bashkëngjitet Kosovës. Unë kur flas për korrigjim, flas për korrigjimin e padrejtësive që i janë bërë popullit shqiptar. Ata që flasin për shkëmbim dhe ndarje janë zëra të huaj që flasin për shkak të paaftësisë dhe qasjeje të ngurtë dhe shumë fisnore”, ka shtuar presidenti.

Thaçi ka shtuar se arritja e marrëveshjes me Serbinë është pothuajse e pamundur për shkak të pozicioneve, mirëpo se duhet të punohet në drejtim të kësaj.

“ Nëse dikush don me i shpallë luftë Serbisë , urdhëroni Albin Kurti e Isa Mustafa. Ndoshta ata kanë aftësi strategjike që ne nuk i dijmë”, i është kundërpërgjigjur Thaçi krerëve të opozitës.

Kujtojmë se tash e një kohë kundër idesë për lëvizjen e kufijve ka dalë edhe kryeministri Haradinaj. Ai ka thënë se lëvizja e mundshme e kufijve do të nënkuptonte luftë.

Image
Presidenti Hashim Thaçi

***

Takimi i krerëve të institucioneve tanimë ka përfunduar, ndërkohë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po flet para mediave.

Në takim kanë marrë pjesë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, si dhe zëvendëskryeministri tjetër, Dardan Gashi.

***

Takimi i krerëve të institucioneve tanimë ka përfunduar, ndërkohë asnjëri deri tash nuk është deklaruar për media.

Nga takimi i pari që ka dal ishte kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai nuk pranoi të flas para mediave.

Pas tij ka dal zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, si dhe zëvendëskryeministri tjetër, Dardan Gashi.

***

Një takim i dytë mes liderëve institucional po mbahet, për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit, me theks të veçantë, dialogun me Serbinë.

Në këtë takim po marrin pjesë vetëm krerët e institucioneve, por jo edhe ata të opozitës.

Në takimin e paradites së sotme, liderët institucional kanë diskutuar rreth dialogut me Serbinë dhe asaj se çfarë nuk do të diskutohet me Serbinë, duke bërë të qartë se territori dhe kufijtë janë të paprekshëm

***

Pas takimit në orët e mëngjesit, te presidenti Hashim Thaçi edhe pasdite sërish kanë shkuar liderët shtetërorë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka hyrë në takim me presidentin dhe krerët tjerë të institucioneve.

Në takim ka hyrë edhe kryetari i Nisma Socialdemokrate të Kosovës dhe zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj. 

Bashkë me të ishte edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Dardan Gashi.

Më herët në media është raportuar se në këtë takim do të marrë pjesë edhe ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Kryeministri Haradinaj pas takimit të parë me Thaçin dha detaje nga bisedat e zhvilluara.

“Kemi folur për dialogun kryesisht. Jemi pajtuar që në Bruksel nuk duhet të diskutohet për shkëmbimin e territoreve dhe me këtë është pajtuar edhe presidenti”, ka thënë Haradinaj pas takimit..

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat