Skandali me miliona euro, kërkohet shkarkimi i Fatmir Limajt - Bota Sot
Skandali me miliona euro, kërkohet shkarkimi i Fatmir Limajt

Aktuale

Skandali me miliona euro, kërkohet shkarkimi i Fatmir Limajt

Nga: A.ZH Më: 30 gusht 2018 Në ora: 15:22
Fatmir Limaj

Analisti politik Faton Mehmeti, ka reaguar pas publikimit të audio incizimit që implikon zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj, në një aferë për ryshfet.

Insajderi ka sjellë një bisedë në mes të Milaim Zekës dhe partnerit të tij, Ilir Krasniqi, tëcilët flasin për një takim të një biznesmeni gjerman me Fatmir Limajn sa ishte ministër. Në këte takim, sipas audioincizimit, thuhet se Limaj kishte kërkuar miliona euro ryshfet. Zeka nga ana tjetër tregon se si Limaj është i korruptuar dhe si i ka marrë para një biznesmeni nga Gjilani.

E sipas analistit Faton Mehmeti, pas publikimit të këtij audioincizimi, Limaj duhet të shkarkohet, përcjell Bota sot.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se ky do të ishte një mesazh për organet e drejtësisë për të hetuar të pandikuar Limajn.

“Pas daljes se auto incizimit qe implikon zv.kryemistrin Fatmir Limaj, ky i fundit duhet shkarkohet.Ky do te ishte nje mesazh per organet e drejtesise per te hetuar Limajn te pa ndikuar, gjithesesi veshtire te ndosh nje gje e tille ne nje qeveri te kapur nga krimi dhe korrupsioni”, ka shkruar Mehmeti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...