Hashim Thaçi i trembur nga Rezoluta kundër tij në Kuvend

Aktuale

Hashim Thaçi i trembur nga Rezoluta kundër tij në Kuvend

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 16:50
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur tejet i shqetësuar për rezolutën kundër tij që pritet të votohet në Kuvend. Ai ka kërkuar nga kryeministri, Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeminsitri, Fatmir Limaj, që të mos e mbështesin këtë nismë, thotë një burim i mediave.

Ndryshe, takimi përveç lidërëve të shtetit ishte i pranishëm edhe ambasadori Greg Delaëie ka përfunduar para pak çastesh, por asnjëri nga ta nuk është deklaruar për media.

Rezuluta që pritet të votohet më katër shtator në Kuvend e nisur nga opozita do t’ia ndalonte Thaçit vazhdimin e negociatave me Serbinë.

Në takim kanë qenë pjesëmarrës, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Fatmir Limaj, Behgjet Pacilli, Dardan Gashi dhe Greg Delaëie.

Ndryshe në pjesën e parë  të takimit që u zhvillua mëngjesin e sotëm, u raportua se krerët e shtetit kanë marrë vendim që tema e shkëmbimit të tërritoreve të mos hapet në takimin Thaçi-Vuciq në Bruksel.

Pjesa e dytë e takimit u mbajt edhe në prani të Greg Delaëie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat