Haradinaj: Shkëmbimi i territoreve nuk do të diskutohet në Bruksel

Aktuale

Haradinaj: Shkëmbimi i territoreve nuk do të diskutohet në Bruksel

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 17:15
Ramush Haradinaj

Pas takimit të liderëve shtetërorë të vendit, Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se ideja e Thaçit për shkëmbim të tërritoreve nuk do të përkrahet e as nuk do të diskutohet në takimin e radhës në Bruksel. Ai tha se territori dhe kufijtë e Kosovës nuk do të negociohen. Tha që hapja e kësaj teme çon në luftë dhe konflikte.

“Në dialog nuk do të negociohet për kufijtë e Kosovës.Ne kishim biseda të gjata dhe përmbajtësore, askush nga ne nuk do të dalë nga kushtetuta e vendit dhe nga integriteti e kufijtë e Kosovës”, sqaroi Haradinaj.

Më pas tha se kufijtë nuk negociohen dhe nuk ktheheh prapa kjo çështje.

“Jemi dakord të ketë proces të dialogut, njohje reciproke për Kosovën. Por nuk kthehemi parapa, pra Kosova i ka kufijtë e vet”, tha Haradinaj.

“Krejt pikpamjet janë folë, është qëndrim i gjithë neve që territori dhe kufijtë nuk do të diskutohen në Bruksel”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat