Veseli për të zhdukurit: Serbia po heshtë, mirëpo ne nuk ndalemi

Aktuale

Veseli për të zhdukurit: Serbia po heshtë, mirëpo ne nuk ndalemi

Nga: D.RR Më: 30 gusht 2018 Në ora: 17:34
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovë, Kadri Veseli ka thënë në Ditën Ndërkombëtare të të zhdukurve se plagët për Kosovën janë të rënda që nga lufta.

Veseli ka shkruar se Serbia po heshtë, mirëpo Kosova nuk do të ndalet asnjëherë së kërkuari zbardhjen e fatit të qytetarëve tanë, përcjell “Bota sot”.

“Vitet po kalojnë, por plagët e rënda të luftës ende rëndojnë jetën e shumë e shumë familjeve tona. Një prej këtyre plagëve janë mijëra të zhdukur, për fatin e të cilëve shteti përgjegjës,- Serbia, vazhdon të heshtë, madje edhe sot në Ditën Ndërkombëtare të të zhdukurve. Por, ne nuk do të ndalemi asnjëherë së kërkuari zbardhjen e fatit të qytetarëve tanë. Drejtësia për ta ka për t’u vendosur”, ka shkruar Veseli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat