Thaçi vazhdon të jetë i paqartë me deklaratat e tij për dialogun me Serbinë

Aktuale

Thaçi vazhdon të jetë i paqartë me deklaratat e tij për dialogun me Serbinë

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 17:53
Hashim Thaçi

Pas takimit me krerët e institucioneve së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi ka dhënë detaje rreth asaj se çka është diskutuar. Takimin, presidenti e quajti produktiv. Por, Thaçi, vazhdon të jetë i paqartë me deklaratat e tij për dialogun me Serbinë.

Ai ka theksuar se gjithsesi do të shtrojë kërkesën e Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën, teksa ka shtuar se janë zëra joperëndimorë ata që thonë se po kërkohet shkëmbim territoresh dhe korrigjim kufijsh.

“Shteti i Kosovës është në rrugë të mbarë. Të gjitha proceset e ardhshme do të jenë në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe partneret e tjerë. Ne sot në takim të gjithë u pajtuam se dialogu duhet të vazhdojë, dhe se ne duhet të marrim pjesë në takimin e 7 shtatorit, për një marrëveshje sa më gjithëpërfshirëse në mes të Kosovës dhe Serbisë. Një marrëveshje që instalon paqe në mes të vendeve tona. Një marrëveshje ligjërisht obligative”, ka thënë Thaçi.

Ai ka deklaruar se askush nuk duhet ti frikësohet bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në Kosovë.

Tutje ka deklaruar se vendi nuk mund të mbetet peng i inxhinëve të politikës së dështuar. Të atyre që sipas tij kanë qenë të gatshëm që Kosovën t’ia japin Serbisë.
Thaçi  tha se ata që flasin për Trepçë, Ujman, Gazivodën dhe Mitrovicën, ua heq frikën se ato janë të Kosovës një herë e përgjithmonë dhe nuk ka njeri që i cenon.“Në fund qytetarët e Kosovës do të vendosin me referendum për marrëveshjen. Quqarllau te unë nuk ekziston, ata që mundohen që quqarllaun e vet me ia bart dikujt tjetër nuk do të kenë mundësi”, tha Thaçi, duke shtuar se kur flet për korrigjim, flet për korrigjimin e padrejtësive që iu kanë bërë popullit shqiptar dhe zyrtarisht do ta shtrojë kërkesën e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për t’u bashkuar me Kosovën, por me asnjë çmim nuk do ta jap Mitrovicën.

Presidenti Thaçi shtoi se arritja e marrëveshjes me Serbinë është pothuajse e pamundur pasi jemi në ideologji të kundërta, por asnjë marrëveshje nuk do të ndodhë pa pëlqimin e SHBA-ve, BE-së dhe NATO-s.

Thaçi ka kritikuar opozitën duke thënë se po duan të nisin luftë me Serbinë.
Sa i përket marrëveshjes finale me Serbinë. Për të cilën ka siguruar qytetarët e Kosovës se nuk do të dalin humbës në këtë drejtim.

“Nuk është diçka për të diskutuar për hapat tjerë të dialogut mes Kosovës e Serbisë. Ne marrim pjesë në takimin e 7 shtatorit, për një marrëveshje që hap prespektivë të qytetarëve të vendit tonë”, ka thënë Thaçi.

Më tej, ai shton se beson se  të gjithë akterët  janë për të gjetur një zgjidhje përfundimtare me Serbinë, sigurisht që duhet  të rezultojë me njohje reciproke mes dy vendeve.

“Ju siguroj se nuk do të ndodhë që të ketë ndarje nga ana e Kosovës, të gjitha veprimet do të mirren edhe me qëndrimin e SHBA-ve. Sa i përket kufijve, unë do të respektojë Kushtetutën e vendit dhe askush nuk mund që të tejkalojë Parlamentin e Kosovës. Ata që thonë do të ketë luftë, le të harrojnë, kanë kaluar ato sene, Kosova është vend  i pavarur dhe sovran”, ka përfunduar Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat