Haradinaj: Të zhdukurit e luftës vazhdojnë të jenë plagë e hapur për Kosovën

Aktuale

Haradinaj: Të zhdukurit e luftës vazhdojnë të jenë plagë e hapur për Kosovën

Nga: D.RR Më: 30 gusht 2018 Në ora: 18:13
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë nderime te Monumenti për Persona të Pagjetur.

I pari i Qeverisë në Ditën Ndërkombëtare për Personat të Zhdukurit ka thënë se zhdukurit e luftës vazhdojnë të jenë plagë e hapur për Kosovën.

“Të zhdukurit e luftës vazhdojnë të jenë plagë e hapur për Kosovën. Sot, në Ditën Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, iu bashkova familjarëve në ecjen drejt gjurmëve që simbolizojnë zbardhjen e fatit të të pagjeturve, jo vetëm për solidarizim me ankthin e tyre, por edhe për t’iu dhënë mbështetje atyre që angazhohen, që kjo çështje të marr epilog. Do të bëjmë çmos për ta zbardhur fatin, edhe të njeriut të fundit të Kosovës, të zhdukur gjatë luftës”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat