“Dinakëria e presidentit Thaçi”!

Aktuale

“Dinakëria e presidentit Thaçi”!

Nga: N.Sh Më: 30 gusht 2018 Në ora: 20:22
Hashim Thaçi

Opinionisti dhe analisti politik, Faik Krasniqi e quan dinak presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Krasniqi thotë se është dinakëri e Thaçit që të bëjë deklarata të ndryshme, ku njëherë pohon se nuk e lejon ndarjen e Mitrovicës me asnjë çmim, kurse në deklaratë tjetër thekson se Presheva, Bujanoci dhe Medvegja do t’i bashkohen Kosovës.

E pas kësaj Krasnqi thotë se për çudi paska ndryshu aq shumë Serbia, shkruan gazeta “Bota sot”.

“Dinakëria e Thaçit. Në njërën anë thotë se me asnjë çmim nuk lejoj ndarjen e Mitrovicës, kurse në anë tjetër thotë se Presheva, Bujanoci dhe Medvegja do t'i bashkohen Kosovës. Aq lehtë lëshon pe Serbia nga këto 3 komuna? Çudi sa shumë që paska ndryshuar Serbia. Ti s'ke faj, ne kemi faj që dëgjojmë përrallat e tua. Ju deputetë na morët në qafë që votuat President një idiot si ky, s'keni të drejtë të flisni asgjë hiç!”, shkruan në Facebook, Faik Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat