“Drejtësia në Kosovë është e ndikuar nga politika”

Aktuale

“Drejtësia në Kosovë është e ndikuar nga politika”

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 30 gusht 2018 Në ora: 20:17
Drejtësia në Kosovë

Sistemi i drejtësisë i përbërë nga të korruptuarit, por edhe nga ish bashkëpunëtorët e sistemit të kaluar, pastrohet vetëm atëherë Kosova pastrohet nga skena politike aktuale.

Kështu ka vlerësuar politologu Faik Krasniqi, i cili në një prononcim për “ Bota sot” ka thënë se Kosovës i duhet doemos Vettingu në sistemin e drejtësisë, pasi sipas tij, krimi i organizuar në politikë dhe sistemin e drejtësisë ka të bëj me politikën kriminele, e jo me individë.

Image
Faik Krasniqi

 “Nëse shikojmë Shqipërinë,  mund të themi se asgjë nuk ka ndryshuar sa i përket korrupsionit dhe krimit të organizuar. Por, megjithatë mund të themi lirisht që korrupsioni dhe krimi i organizuar në Shqipëri është më i lartë, seç ka qenë para Vettingut në sistemin e drejtësisë. Drejtësia tek ne është e ndikuar nga politika, prandaj edhe nëse shkarkohen prokurorë e gjykatës të korruptuar, këta politikanë prapë se prapë vendosin prokurorë e gjykatës të tjerë që u binden urdhrave të tyre. Protestat e përjavshme nuk do ta gjunjëzojnë kryeprokurorin Lumezi që të japë dorëheqje, pasi protesta duhet të bëhen të përditshme. Por edhe nëse shkarkohet Lumezi, ata do ta gjejnë sërish një Lumez të tjetër. Pasi siç e ceka edhe më parë, faji i korrupsionit të lartë dhe krimit të organizuar më parë në politikë dhe sistemin e drejtësisë, ka të bëj me politikën kriminele dhe jo me individë”, është shprehur politologu Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat