Serbia s’lejon pllaka përkujtimore për shqiptarët e vrarë

Aktuale

Serbia s’lejon pllaka përkujtimore për shqiptarët e vrarë

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 21:38

700 trupave të shqipëtarëve të vrarë gjatë kohës së luftës në Batajnicë të Serbisë, ende nuk u figuron emri në ndonjë pllakë përkujtimore.

E ani pse institucionet e Kosovës kanë bërë kërkesë që këtyre personave t’u vihet një pllakë e cila përkujton jetën dhe veprën e tyre, institucionet serbe nuk po e lejojnë një gjë të tillë.

E për drejtorin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), Behxhet Shala, ky veprim i sheti Serb është ikje nga përgjegjësia për krimet që janë bërë drejtë shqiparëve.

Ndërsa, Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare, shprehet se Serbia me ndalimin dhe mos vendosjen e pllakave përkujtimore ndaj të rënëve shqiptarë, Serbia po mundohet t’I harrojë krimet që I ka bërë në të kaluarën.

Shënjimin e këtyre vendeve nga shteti serb e kanë kërkuar edhe Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi dhe Nisma e të Rinjve për të Drejta të Njeriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat