Lugina e Preshevës e painteresuar që të përfshihet në dialog

Aktuale

Lugina e Preshevës e painteresuar që të përfshihet në dialog

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 30 gusht 2018 Në ora: 22:53
Lugina e Preshevës

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa në një bisedë për “Bota sot” ka thënë se Presheva nuk e shesh të nevojshme e aq më parë të domosdoshme që shqiptarët e Luginës së Preshevës të përfshihen në vazhdimin e bisedimeve Prishtinë-Beograd.

Image
Ragmi Mustafa

“Nuk e shohim as të nevojshme e aq më parë të domosdoshme që shqiptarët e Luginës së Preshevës të përfshihen në vazhdimin e bisedimeve Prishtinë-Beograd. Ne kemi qenë shumë të qartë në deklaratën e të zgjedhurve të popullit më 14 korrik 2018 ku këshilltarët shqiptar në shumicë të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit i kanë kërkuar institucioneve të Republikës së Kosovës, Parlamentit, Presidencës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës të merren edhe me statusin politik të Luginës së Preshevës në kohën kur po ofron përmbyllja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.

Mustafa thekson se Lugina e Preshevës përmes përfaqësueseve politik dhe të shoqërisë civile, madje dhe intelektual, biznesmenë e atdhetarë mund të jenë pjesë konsultative rreth territorit të Luginës me palën e Kosovës në ekipin negociues.

“Lugina e Preshevës përmes përfaqësueseve politik dhe të shoqërisë civile, madje dhe intelektual, biznesmenë e atdhetarë mund të jenë pjesë konsultative rreth territorit të Luginës me palën Kosovare në ekipin negociues. Në këtë formë mund të ndihmohet shumë si presidenti por edhe grupi i bisedimeve të Republikës së Kosovës me Serbinë”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat