“Thaçi tregoi se ku po i dhemb”, Krasniqi tregon planin e presidentit: E gjuan gurin larg, që t’i vret afër

Aktuale

“Thaçi tregoi se ku po i dhemb”, Krasniqi tregon planin e presidentit: E gjuan gurin larg, që t’i vret afër

Nga: P.R Më: 31 gusht 2018 Në ora: 07:11
Hashim Thaçi

Publicisti, Sefedin Krasniqi, përmes një postimi në facebook, ka shkruar se presidenti Thaçi po mundohet të gjuaj gurin shumë larg, në mënyrë që të vret afër.

“Ky e di që as me luftë s'e merr Kosoven Lindore. Këtë e di edhe Luta. Krejt borçkulla janë. Sot, në konferencën për shtyp, Thaçi tregoi ku po i dhemb. Zajednicën që ka e nënshkruar vetë me Daçiqin, por që e ka kurthuar Kushtetusja, po mundohet ta çkurthojë. Kështu, me çkurthimin e vendimit të Kushtetutes, serbët do të kenë pushtet të tretë (autonomi) në Kosovë. Prandaj, po e gjuan gurin sa më larg kur po flet për korrigjim kufijsh, për t'i vrarë sa më afër-te Zajednica!”, shkruan Krasniqi, përcjellë “Bota sot”.

Ky është postimi i plotë:

THAÇI PO MUNDOHET TA GJUAJ GURIN LARG... QË T'I VRET AFËR

Ky e di që as me luftë s'e merr Kosoven Lindore. Këtë e di edhe Luta. Krejt borçkulla janë. Sot, në konferencën për shtyp, Thaçi tregoi ku po i dhemb.

Zajednicën që ka e nënshkruar vetë me Daçiqin, por që e ka kurthuar Kushtetusja, po mundohet ta çkurthojë. Kështu, me çkurthimin e vendimit të Kushtetutes, serbët do të kenë pushtet të tretë (autonomi) në Kosovë. Prandaj, po e gjuan gurin sa më larg kur po flet për korrigjim kufijsh, për t'i vrarë sa më afër-te Zajednica!
Gjithçka mund të ndryshojë nëse Serbia pranon të bëhet anëtare e NATO-s, duke u larguar nga Rusia.
Kushe guxon ta bëjë këtë akt në Serbi, do t'ia ngul të njëjtat gozhda arkivolit të vet sikur Gjingjiqi.

Ndërsa, Luta, po sheh ënërra në pizzë!

E, Valon Murati u dogj pa ra në zjarr fare.

Pas deshtimit të Kumanovës, tradhtisë së Demarkacionit me Malin e Zi, "kërkesës së veteranëve" për anulimin e vendimit të Speciales, akzivizimit të politikanëve të Luginës dhe të Thaçit të Maqedonisë (sepse AA i BDI-së, s'ia vnon), Thaçi i Brojes po mundohet të shkaktojë frikë të gjithmbarshme kombëtare dhe ndërkombëtare dhe të prodhojë mesazhe se vetëm ky është i zoti për punë të mëdha.

NB: Dikush tha, nëse Thaçi e bashkon Kosovne Lindore me Kosovën, pa i dhënë asgjë Serbisë, do t'ia ngrisim një kalë më të madh se të Skënderbeut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat