Kadri Veseli thërret konferencë të jashtëzakonshme për media

Aktuale

Kadri Veseli thërret konferencë të jashtëzakonshme për media

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 09:13
Kadri Veseli

Kryetari i PDK’së Kadri Veseli ka thirrur një konferencë të jashtëzakonshme për media, për në ora 12:00 të ditës së sotme. 

Konferenca, sipas njoftimi do të mbahet në selinë qendrore të partisë, në Prishtinë.

“Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, mban sot konferencë për media. Vendi: Selia Qendrore e PDK-së, Prishtinë. Koha: 12:00”, thuhet në njoftimin e PDK’së.

Në kumtesë nuk tregohet se cila do të jetë tema e konferencës e cila mbahet një ditë pasi Veseli si kryeparlamentar bashkë më Presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe tre zëvendëskryeministrat tjerë, takuan të enjten ambasadorin amerikan Greg Delawie. 

Pas takimit të djeshëm, u konfirmua se temë diskutimi kishte qenë ideja e Hashim Thacit për ta ndarë Kosovën, gjë për të cilën sipas Kryeministrit Haradinaj të enjten mori garanci që nuk do të diskutohet në Bruksel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat