Grupi i Shoqërisë Civile "Protestoj" i përgjigjet ftesës së Thaçit për dialog: Protesta e radhës më 5 shtator

Aktuale

Grupi i Shoqërisë Civile "Protestoj" i përgjigjet ftesës së Thaçit për dialog: Protesta e radhës më 5 shtator

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 15:06
Grupi i Shoqërisë Civile dhe qytetarëve të pavarur “Protestoj”

Grupi i Shoqërisë Civile dhe qytetarëve të pavarur “Protestoj”, në një reagim të tyre ndaj Presidentit Thaçi, i cili sot përsëri i ftoi shoqërinë civile që të bëhen pjesë e dialogut, ia kanë bërë me dije kreut të shtetit se janë në vijë të kundër me të.

“Ne nuk jemi në një vijë me ty, ne jemi në vijë të kundërt përballë teje. Ne e trajtojmë seriozisht vendin tonë, ti bën shaka me temat serioze. Ne angazhohemi e rrezikojmë duke sakrifikuar, ti bezdisesh në salltanet dhe zhgarravit gjithë ditën në Facebook. Ne duam që vendi ynë të jetë i sigurt, ti e vë si monedhë kusuri për ta shpëtuar veten”, thuhet në reagimin e tyre. 

“Protestat do të vazhdojnë më 5 shtator, në vijë të kundërt me Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit dhe Presidentin. Bashkohuni!”, bëhet thirrje në fund të reagimit të “Protestoj”.

Ky grup së fundi kanë organizuar në Prishtinë dy protesta me kërkesë shkarkimin e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi; thirrje për Vetting në Kosovë si dhe pastriminm e listave të fryera të veteranëve të UCK-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat