Islami: PDK-ja është një tren kriminal, me lokomotivë Hashim Thaçin

Aktuale

Islami: PDK-ja është një tren kriminal, me lokomotivë Hashim Thaçin

Nga: D.RR Më: 31 gusht 2018 Në ora: 15:31
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka shkruar se PDK-ja është një parti kriminale, duke e krahasuar atë me një tren, që lokomotiva e këtij “treni kriminal” është Hashim Thaçi.

Ndër tjera, Islami thotë se Thaçi do të shkarkohet shumë shpejt, e nëse këtë nuk e bënë Kuvendi i Kosovës, atëherë do të pasojë dalja në rrugë e qytetarëve përmes protestave, përcjell “Bota sot”.

Postim i plotë:

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka një diplomaci të dhelprës kur në deklaratat e tij shfaqë dinakërinë e tij karshi zhvillimeve të fundit në vend, e që janë shumë serioze. Nëse e dëgjon sipërfaqësisht Thaçin duke folur, të mbushet mendja se ai është njeriu që do të hyjë në histori të Kosovës me të “mirat” që i ka sjellë vendit, mirëpo nëse e dëgjoni atë me vëmendje, vërehet thellë nga ai se çdo fjalë e tij është mashtrim .

Thaçi është një tren kriminal në Kosovë, njësoj si lokomotiva që pas vete ka shumë vagonë, e në këtë rast vagonët e lokomotivës janë Veseli, Haliti, Grabovci, Syla e pothuajse e gjitha partia e PDK-së.

Me një tren si ky që binarët i ka nëpër të gjitha institucionet e Kosovës, do të jetë gjithmonë e vështirë që qytetari të ketë një jetë të mirë dhe evropiane, madje edhe i ka humbur shpresat për një gjë të tillë.

Thaçi ka gjetur një përqafim të vogël në deklaratën e fundit të John Bolton, i cili tha se Amerika nuk përzihet në marrëveshjen Kosovë-Serbi, por kjo nuk do të thotë që Thaçi duhet të dalë e të thotë se SHBA-të mbështetin Kosovën, pasi ata kanë edhe kufizimet e veta.

Thaçi do të shkarkohet shumë shpejtë. Nëse këtë nuk e bënë Kuvendi i Kosovës, atëherë dalja në rrugë për të protestuar është e pashmangshme dhe do të jetë fatale për Thaçin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat