“Hashim, shijoi milionat e pushtetit, se burgu është i rëndë, s’mund ta duroni”

Aktuale

“Hashim, shijoi milionat e pushtetit, se burgu është i rëndë, s’mund ta duroni”

Nga: N.Sh Më: 31 gusht 2018 Në ora: 16:22
Hashim Thaçi

Avokati dhe ish-këshilltari i Isa Mustafës, Besnik Berisha, përmes një postimi në Facebook, i thotë presidentit Thaçi që ai t’i thotë dikujt që të ia lexon ligjin para se të premton për “korrigjimin” të kufirit.

Berisha thotë se, sipas Kodit Penal të Kosovës, një veprim i tillë për korrigjim të kufirit është tradhti ndaj vendin, ku edhe mund të dënohet së paku me 15 vite burgim, transmeton gazeta “Bota sot”.

Avokati Berisha, tutje këshillon që të gjithë ata të i shijojnë milionët e pushtetit, sepse Thaçi burgun nuk mundet ta duron.

Ja shkrimi i Berishës:

"Hashim, thuaj dikujt le ta lexon ligjin, para se te premtosh "korrigjim" te kufirit"

Per te gjithe ata pushtetare qe me gjuhen e tyre, kinse te moderuar, po i vardisen Serbise dhe po premtojne rishikim te kufirit si alternative me u pajtu me Serbine, ua rekomandoj qe ta lene kete "muhabet" dhe ta konsultojne Kodin Penal te Republikes se Kosoves, respektivisht nenin 124, paragrafi 2 (shih me poshte).

Nje veprim i tille cilesohet si tradheti ndaj vendit dhe sanksionohet me se paku 15 vite burgim.

Ndaj, shijoni milionat qe i keni nga pushteti, e lereni kete cope toke tek mileti.

P.S. Burgu eshte i rende, ju s'mund ta duroni.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat