Presidenti Thaçi “rikthehet” në PDK

Aktuale

Presidenti Thaçi “rikthehet” në PDK

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 19:26
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimeve të shumta me liderë në ndërtesën e Kuvendit, të premten pas dite është parë edhe në një ndërtesë të cilën dikur, jo shumë kohë më parë, e vizitonte vazhdimisht.

Thaçi është kapur nga kamerat në një vizitë në selinë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës.

Fillimisht presidenti Thaçi i shoqëruar dhe nga disa prej ministrave të PDK-së, ka pirë kafe në një kafeteri afër objektit të qeverisë.

Më pas, Thaçi së bashku me ministrin Abelard Tahiri kanë shkuar në oborrin e selisë së PDK-së.

Vetëm pak minuta më pas, vetura është larguar. E Thaçi i cili ishte i ulur përpara nuk është parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat