Ndarja e Kosovës: Eksperti i sigurisë paralajmëron destabilizim të situatës në përmasa të mëdha!

Aktuale

Ndarja e Kosovës: Eksperti i sigurisë paralajmëron destabilizim të situatës në përmasa të mëdha!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 31 gusht 2018 Në ora: 20:51
Harta pas ndarjes

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava thotë se, në situatën në të cilën gjendet Kosova që nga lufta e deri më tani, gjithnjë ka ekzistuar mundësia e eskalimit të situatës deri në destabilizim të plotë.

Ai e rikujton vitin 2004, kur u destabilizua situata politike deri në luftë.

Image
Hajrullah Tërnava

“Në si shtet i brishtë që jemi, edhe që na e kanë njohur pavarësinë 116 shtete, megjithatë jemi larg stabilitetit politik ndërkombëtarë si dhe vendor. Është për tu çuditur se si këta të mëdhenjtë e shtetit të Kosovës, e sidomos presidenti Hashim Thaçi, i cili në disa situata kur ishte për tu lavdëruar si “unë ua pruna lirinë, unë e çlirova Kosovën”, e shumë të tjera, arriti më u bë president i Kosovës dhe i shijoi të gjitha postet më të larta të shtetit brenda këtyre 18 viteve, e kur dihet qartë se LDK-ja e akuzon për të gjitha të këqijat gjatë dhe pas luftës e sidomos për vrasjet politike të aktivistëve të sajë. Por pazaret që i bëri me këta të mëdhenjtë ia hiqi vetës një barrë, dhe më askush nuk po ia përmend vrasjet e anëtarëve të LDK-së. Ishte një ngarkesë e madhe kur u folke emri i Hashimit si urdhërdhënës për ato vrasje”, thotë Tërnava për gazetën “Bota sot”.

Ai thekson se, në një vend normal bisedimet me Serbinë është dashur t’i udhëheq kryeministri, por presidenti po tregohet më i aftë sesa të gjithë të tjerët, pasi “ua ka hëngër kokrrat”. Sipas tij, Kosovë tashmë e pret rreziku i Gjykatës Speciale, andaj kjo po i rrinë varrë mbi supet e Thaçit dhe nuk është pudi nëse ia fal veriun Serbisë vetëm për ta shpëtuar vetën.

“Me këtë po dëshmohet se këtij kryetari, kur të i rrezikohet interesi, dinë me bë kompromise të dhimbshme pavarësisht dëmit që po i bëhet Kosovës. Bëhet pyetja pse me hy në këto biseda ky kryetar, kur me shpalljen e pavarësisë me 17 shkurt 2008, si bazament me Kushtetutën e vitit 1974 si dhe 6 tjera Republika të ish-Jugosllavisë që u shkëputën si bazament me të njëjtën Kushtetutë. Serbia pastaj u ankua në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe po i njëjti gjyq e konfirmoi të drejtën e Pavarësisë së Kosovës. Edhe marrëveshja e Kumanovës gjatë bombardimeve të NATO-s e nënshkruar nga vet Serbia që e pranon kapitullimin e saj dhe humbjen e Kosovës, si dhe gjenocidin dhe dëmet materiale që i ka bërë Serbia në trojet tona e deri më tani as që është përgjigjur. Me mijëra të vrarë dhe të zhdukur, që deri më tani nuk dihet asgjë për fatin e tyre, e ky kryetar zhvillon biseda maratonike me Serbinë dhe del e flet për pajtimin mes dy shteteve do të jetë i dhimbshëm për dy shtetet. Këtu e keqja më e madhe është se nëse në të vërtetë ndodh falja e veriut, sepse në atë pjesë janë resurset kryesore të Trepçës e që dihet se vlerat e atyre resurseve janë shumë miliardësh, njëjtë është edhe me Ujmanin tonë, me rezervat ujore që i posedon Kosova e që pa të vihet në pikëpyetje ekzistenca e jonë”, thotë ai.

Sipas tij, ashtu siç thotë Thaçi nuk është e vërtetë se do ta marrim Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, kur dihet që Serbia në të kaluarën gjithnjë ka okupuar e copëtuar tokat shqiptare.

“Kosova do të rrezikohet gjithsesi nga trazirat gjithë popullore dhe destabilizim me përmasa të mëdha. Faktori ndërkombëtar, miqtë tanë veç po sinjalizon se nëse bëni ju marrëveshje mes dy shteteve ne nuk do të përzihemi, me një fjalë miqtë tanë nuk luftojnë sa herë që duam ne për qëllimet tona. Ata na kanë ndihmua me u çlirua prej një armiku shekullor, me përdorimin e armatimit më të sofistikuar e që ne tani duhet të dimë ta ruajmë tërësinë territoriale të Kosovës dhe sikur e shpjegon neni i parë i Kushtetutës se askush nuk ka të drejtë të ia falë askujt asnjë centimetër të territorit të Kosovës. E sikur të përmbaheshin këtij neni bisedat do të përfundonin vetëm me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë”, përfundon Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat