Profesori universitar tregon si ruhet miqësia me Amerikën

Aktuale

Profesori universitar tregon si ruhet miqësia me Amerikën

Nga: N.Sh Më: 31 gusht 2018 Në ora: 22:23
Flamujt Kosovë, Amerikë

Profesori universitar, sociologu Fadil Maloku, thotë se me “miqësi” tradicionale nuk mundemi ta ruajmë miqësinë amerikane.

Ai jep tri arsye se pse kjo nuk mundet me ndodhë, transmeton gazeta “Bota sot”.

Më poshtë, lexojeni shkrimin e Malokut, ku tregon se çfarë duhet bërë për të ruajtur miqësinë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Me “miqësi” tradicionale, s’do mundemi ta ruajmë miqësinë amerikane

1. Ideja e proamerikanizmit (që e ushqeu “ëndrra amerikane”), neve shqiptarëve të Ballkanit duhet të na frymëzoj dhe inspiroj jo më nga rrafshi i vazhdimit të kultivimit të dëshirave tona për atë "miqësinë" tonë historikisht të njohur dhe të vërtetuar si; inferiore, të dëmshme e padyshim me mentalitet robi. "Miqësi" kjo, që më shumë ishte e prirur kah nënshtrimi e sundimi nga të tjerët, por, një miqësi e shikuar nga horizonti i një partneriteti të ri social e sidomos sish politik e ushtarak...

2. Sepse, vetëm në këtë mënyrë ne kryejmë dy obligime ndajë vetës sonë kolektive dhe ndaj mikut të vërtetë:

Njërin, sepse kështu fillojmë t’ia heqim vetës atë hipotekën e “gogolit për inferioritetin tonë historik”, që na u amputua padrejtësisht më pak nga të tjerët, dhe më shumë nga vetja jonë.

Dhe tjetrin, sepse ka të bëjë me hisen tonë që na takon historikisht, gjeografikisht, e demografikisht në këto hapësira den baba den...

3. Krenaria (“ëndrra) amerikane, u (ri)ndërtua dhe u (ri)kultivua mu përmes modelit të partneritetit me të tjerët, dhe përmes lirimit nga kompleksi i inferioritetit që na e amputoi “miqësia” tradicionale????.”, shkruan Maloku në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat