Fillon fushata për zgjedhjet e parakohshme nacionale

Aktuale

Fillon fushata për zgjedhjet e parakohshme nacionale

Nga: N.Sh Më: 31 gusht 2018 Në ora: 23:46
Partitë politike, ilustrim

Ehat Miftaraj nga IKD-ja, thotë se ka filluar fushata për zgjedhje të parakohshme nacionale.

Sipas tij, tash fillon lufta e ashpër në mes të partive politike duke e akuzuar njëra tjetrën për kapjen e shtetit, shkruan gazeta “Bota sot”.

“Si duket fushatat per zgjedhjet e parakohshme nacionale veç kane filluar.

Tash fillon lufta e ashper mes partive politike, si ato në pushtet ashtu dhe në opozite duke e share dhe akuzuar njera tjetren per kapjen e shtetit, politizimin e sistemit të drejtesise, vendimet e kinderligjshme te Kryeministrit per ngritjen e pagave, dialogun me Serbine, e shume e shume procese tjera.

Dashuria e madhe mes partive politike në pushtet do te kthehet ne nje hakmarrje te tipit te nje 16 vjeçari/e qe eshte tradhtuar nga i/e dashuri/a”, shkruan Miftaraj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat