Dushi: LDK-ja betejën politike duhet ta bëjë me “ushtarët e saj”, jo me “mercenarët politikë”

Aktuale

Dushi: LDK-ja betejën politike duhet ta bëjë me “ushtarët e saj”, jo me “mercenarët politikë”

Nga: A.ZH Më: 1 shtator 2018 Në ora: 10:21
Florian Dushi

Anëtari i LDK-së, ish- zëvendësministri i Drejtësisë, Florian Dushi, ka reaguar pas largimit të Alternativës nga koalicioni me partinë e tij.

Dushi në një posti në Facebook, ka thënë se LDK-ja, betejën politike-elektorale, duhet ta bëjë me “ushtarët e saj” dhe jo me “mercenarët politikë dhe përfituesit”, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë:

Mësimi!

Lidhja Demokratike e Kosovës në të ardhmen betejën politike - elektorale duhet ta bëjë me ushtarët e saj, ata që me besnikëri e devotshmëri i shërbyen në të gjitha periudhat, e jo me mercenarë politik e përfitues që aktivizohen vetëm në prag të zgjedhjeve, përfitojnë nga ajo dhe elektorati i saj, dhe pastaj i shikojnë 'hesapet' e veta..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat