Kurti: Thaçi ka nënshkruar marrëveshje për korrigjimin e kufirit me Serbinë

Aktuale

Kurti: Thaçi ka nënshkruar marrëveshje për korrigjimin e kufirit me Serbinë

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 10:58
Hashim Thaçi, Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti thotë se Hashim Thaçi ka nënshkruar marrëveshje me Serbinë për korrigjimin e kufijve. Sipas tij kjo marrëveshje është bërë kete vit., përcjell Bota sot.

Postimi i plotë i Kurtit:

“Shqiptarët honxhobonxho janë të tmerrshëm për mizori e kapadaillëk.” – Faik Konica

Presidenti Thaçi tha se synon korrigjim kufiri me Serbinë, duke shtuar se marrëveshja do të jetë shumë e vështirë për ta arritur. Mirëpo, ky njeri tashmë ka bërë një marrëveshje për korrigjim kufiri, madje sivjet: të gjithëve na kujtohet Deklarata e përbashkët Thaçi - Vujanoviq për korrigjim kufiri me Malin e Zi, e datës 16 shkurt 2018. Pra, marrëveshje ka, bile të nënshkruar, por korrigjim nuk ka! Ky gjysmë President është fund e krye qesharak, përveç në pasojat e tij që mandej i vuajmë ne./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat