Zyrtari i VV-së “godet” Qeverinë Haradinaj: Saga e deritanishme keqqeverisëse duhet të marrë fund

Aktuale

Zyrtari i VV-së “godet” Qeverinë Haradinaj: Saga e deritanishme keqqeverisëse duhet të marrë fund

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 13:27
Lëvizja Vetëvendosje

Zyrtari i VV-së, Adnan Rrustemi, thotë se saga e deritanishme keqqeverisëse dhe koncesionesh, ku nga mëngjesi deri në mbrëmje përvetësonin sa mundnin, e pjesën tjetër ia ofronin Serbisë, duhet të marrë fund.

Ai thotë se, qytetarët po ashtu duhet të këpusin njëherë e përgjithmonë hallkat e të njëjtit zinxhirë dhe të sigurohen që e shkuara tetëmbëdhjetë vjeçare plaçkitëse nuk duket më.

Ja postimi i plotë i tij:

Saga e deritanishme keqqeverisëse dhe koncesionesh, ku nga mëngjesi deri në mbrëmje përvetësonin sa mundnin, e pjesën tjetër ia ofronin Serbisë, duhet të marrë fund një orë e më parë.

Por, qytetarët po ashtu duhet të këpusin njëherë e përgjithmonë hallkat e të njëjtit zinxhirë dhe të sigurohen që e shkuara tetëmbëdhjetë vjeçare plaçkitëse nuk duket më, ndërsa bashkë me të renë përparimtare ecet përpara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat