Flet shefi i deputetëve të PDK-së, tregon se për çka janë mbledhur

Aktuale

Flet shefi i deputetëve të PDK-së, tregon se për çka janë mbledhur

Më: 1 shtator 2018 Në ora: 13:59
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka konfirmuar se sot është mbledhur Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Në një prononcim, Krasniqi ka thënë se është një mbledhje përgatitore për seancën e thirrur nga opozita me 4 shtator, rreth temës së dialogut me Serbinë.

“Është një mbledhje përgatitore për seancën e javës së ardhshme”, ka thënë Krasniqi.

Në këtë mbeldhje thuhet të ketë marë pjesë edhe kreu i PDK-së, Kadri Veseli.

Kreu i PDK-së sa i përket thirrjes së kësaj seance, ka akuzuar opozitën se po e inskeonon një lojë për ndarjen e Kosovës.

 “Thirrja e seancës është dëmi më i madh që i shkaktohet Kosovës. Është inskenim i lojës për ndarje. PDK-ja konsideron se ngritja e kësaj teme do ta dëmtojë Kosovën në procesin e dialogut, duke krijuar argumente në favor të eksponentëve që dëshirojnë ndarjen e Kosovës”, kishte thënë Veseli.

Kjo nismë e opozitës për seancë të jashtëzakonshme me 4 shtator, ka ardhur si pasojë e idesë së presidentit Thaçi, që në dialogun me Serbinë në Bruksel të diskutohet edhe çështja e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pas thirjes së kësaj seance, Veseli, kishte ftuar dhe disa takime me partnerët e koalicionit nga AAK-ja dhe NISMA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat